Një këmbësor ka marr lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:45 në fshatin Kufc i Epërm, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit dhe i njëjti ndalet për trajtim të mëtutjeshëm.
“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, dyshohet nga pakujdesia godet këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit dhe i njëjti ndalet për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raport. /Telegrafi/