Sot rreth orës 10:30, në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal. /Telegrafi/