Një këmbësorë ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë sot rreth orës 08:30 në Rrugën “Iliri Konushevci”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.
“ Rreth orës 08:30, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/