Site icon Telegrafi

Goditet nga një veturë derisa ishte duke ecur, drejtuesi i automjetit në Prishtinë ik nga vendi i ngjarjes

Foto: Ilustrim/Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është dërguar për tretman në QKUK pasi i njëjti ishte goditur nga një veturë.

Rasti ka ndodhur në rrugën C në Prishtinë, të martën në ora 18:37.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në rrugë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Llidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version