Telegrafi

Goditet këmbësori në Prishtinë – policia jep detaje

Një person është goditur nga vetura në rrugën afër tregut të gjelbër në Prishtinë.

Mësohet se nga aksidenti në kryeqytet është lënduar këmbësori. Po ashtu i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi ka marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia.

“Rreth orës 21:00 në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori. Këmbësori ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.