Site icon Telegrafi

Goditën trenat në lëvizje me gurë, dhjetëvjeçarët u detyruan të pastrojnë gjatë kohës së lirë (Foto)

Nxënësi gjatë pastrimit

Grupi i nxënësve nga Mançesteri i Anglisë, që i goditën me gurë trenat në lëvizje, u detyruan të pastrojnë si ndëshkim ndaj sjelljeve të pahijshme.

Të miturit që janë më të rinj se dhjetëvjeçarë, nuk u lejuan pa ndëshkim për veprime ‘anti sociale’ dhe kohën e lirë, e kaluan duke pastruar brendinë e trenave dhe hekurudhave, transmeton Telegrafi.

Ata i detyruan të takohen me shoferët, të cilët ishin duke i drejtuar trenat, në të cilët u hodhën gurë, si dhe një udhëtar që mbeti i lënduar lehtë.

Nxënësi gjatë pastrimit

Bashkë me familjarët e tyre, ata shikuan pamjet e dëmeve dhe ndikimin negativ që kanë goditjet në një tren në lëvizje. Raportohet se ata kërkuan falje, ndërsa pranuan se do të punojnë si vullnetarë për nevojat e hekurudhave.

Fotografitë ku ata shfaqen me jelekët shndritës, janë shpërndarë për të treguar se çfarë dënime mund të marrin, të gjithë ata që kryejnë sjellje të ngjashme që janë mjaft të shpeshta. /Telegrafi/

Exit mobile version