Diego Godin është një nga lojtarët më të kërkuar nga Juventusit në këtë afat kalimtar dhe raportohet se uruguaiani i ka dhënë përgjigje pozitive Zonjës së Vjetër.
Por, Atletico Madridi nuk e ka ndërmend të heq dorë kaq lehtë, ata i kanë ofruar tashmë lojtarit një kontratë të re.
Sipas Tuttomercatoweb, Godin ka shprehur gatishmëri për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos në Torino dhe së bashku të tentojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi raportohet se është pajtuar për një kontratë tre vjeçare, ku në përfundimin e saj do të ishte 35 vjeçar.
Pas gjithë kësaj, Atletico i kanë ofruar rinovim kontrate deri në qershorin e 2021.
Godin iu bashkua skuadrës spanjolle në vitin 2010, ndërsa në verën e ardhshme i skadon kontrata.
Në këtë afat kalimtar Juve përveç CR7, ka nënshkruar edhe me Emre Can, Mattia Perin, Joao Cancelon dhe Mattia Caldaran. /Telegrafi/