Telegrafi

Godin përjashton rikthimin te Atletico Madridi

Diego Godin ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Atletico Madridi si lojtar dhe tani është i përqendruar në ‘përvojën e tij të re dhe ndryshe’ te Interi.

Më parë u raportua se trajneri i Atleticos, Diego Simeone, ishte i prirur për ribashkim me Godin.

Megjithatë, Godin ka përjashtuar një rikthim te klubi spanjoll, pasi sipas tij koha e tij te Atletico ka kaluar tashmë.

Lexo po ashtu Deigo Godin mund të kthehet te Atletico Madridi

“Shumë njerëz më kanë pyetur, por unë e kam kryer kohën time në Atletico”, ka thënë fillimisht Godin gjatë një transmetimi ‘live’ në Instagram.

“Ishte koha më e mirë e jetës sime sportive pa fije dyshimi, të paktën kështu është deri tani. Por, koha ime si lojtar e Atletico ka mbaruar, e kam mbyllur faqen”.

“Po jetoj një përvojë të re këtu te Interi. Është një përvojë ndryshe, jam duke u rritur dhe mësuar gjëra të reja”.

“Nuk do të kthehem te Atletico si lojtar, kjo është e sigurt. Por, sigurisht që do të qëndroj një tifoz i Atletico Madrid përgjithmonë”, përfundoi uruguaiani. /Telegrafi/