Mbrojtësi i Interit, Diego Godin, ka folur për aventurën te Interi dhe dëmtimin që e pësoi në ndeshje ndaj Juventusit.
Godin luajti më shumë se gjysmën e ndeshjes, por që u zëvendësua nga një dëmtim në gju.
“Në ndeshjen e fundit unë kisha një problem në gju, prandaj u zëvendësova, por nuk është asgjë e rëndësishme”.
Ai tregon se është duke u përshtatur me një sistem të ri të lojës me tre mbrojtës, ndërsa e lavdëron tej mase trajnerin e ri.
“Unë jam duke u përshtatur me një sistem të ri loje dhe më një futboll ndryshe, megjithatë kjo është një përvojë e shkëlqyer”.
“Kam gjetur një klub fantastik siç është Interi, me një trajner të shkëlqyer”, ka thënë Godin. /Telegrafi/