Është arrestuar në Viti i dyshuari mashkull i cili e kishte goditë me veturë zyrtarin policor që kishte qenë jashtë detyrës i cili si pasoj ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, zyrtari policor të dyshuarin e kishte ndalur pasi me veturë kishte bërë vozitje të rrezikshme dhe ju kishte prezantuar se është polic por i dyshuari e kishte nisë me vrull veturën dhe kishte goditë në këmbë policin.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe IPK-ja, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar.
Lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/