Shoferi i një veture në Milwaukee të SHBA-ve, i mbijetoi përplasjes pavarësisht se ra nga 22 metra lartësi në një urë që lidh qytetet e mëdha amerikane.
Departamenti i Transportit në Wisconsin, ka publikuar pamjet e veturës që godet rrethojën mbrojtëse të urës dhe përfundon i përplasur në rrugë, transmeton Telegrafi.
Ai bie nga 22 metra lartësi, por mrekullisht i shpëton vdekjes – edhe pse në shikim të parë dukej sikur nuk ka gjasa t’i shpëtojë më të keqes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, autoambulanca e ka dërguar me urgjencë në spital – ku pas intervenimit gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. /Telegrafi/