Telegrafi

Godet nënën, arrestohet një person në Shtime

Foto: Ilustrim

Një person i kombësisë ashkalike është arrestuar pasi kishte goditur nënën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:00, në Shtime.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/