Një ngjarje e tmerrshme ka shokuar Liverpoolin e Anglisë, për faktin se një burrë ka goditur me grusht në fytyrë një femër në qendër të qytetit, derisa kalimtarët e rastit shikonin të shokuar.
Gruaja e veshur me minifund dhe take të larta, shihet në videon e publikuar në internet duke iu vërsulur mashkullit, i cili derisa tenton të vetëmbrohet e godet në fytyrë duke e shtyrë për disa metra prapa, transmeton Telegrafi.
Në momentin që gruaja për disa sekonda dukej se kishte humbur drejtpeshimin, në ndihmë i del një grua tjetër e cila gjithashtu tenton ta sulmojë burrin por në ato momente një kalimtar rasti e ndalon duke e lutur që t’i japë fund kësaj drame.
Kjo ngjarje ka ndarë opinionin e Anglisë, derisa disa prej tyre pretendonin se bëhej fjalë për vetëmbrojtje kurse një pjesë tjetër e kritikonin burrin që kishte ushtruar dhunë ndaj gruas. /Telegrafi/