Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci, me humor e ka komentuar lajmin në lidhje me këngëtaren nga Shqipëria Iva Aliko, e cila thotë se është duke kaluar aventura me një deputet të PDK-së.
Ai këtë lajm e ka vendosur në dyshim duke vlerësuar se deputeti mund të jetë edhe i LDK-së
Grabovci e ka bërë këtë koment gjatë një intervistë për Gazetën Blic, pasi që është pyetur a ka informacion se cili është deputeti që po e tradhton gruan me këngëtaren nga Shqipëria Iva Aliko.
“Nuk e shoh të udhës që të merrem me këtë çështje, sepse kam dyshime që mund t’iu jetë përzier me ndonjë deputet të LDK-së”, tha ai duke qeshur.
Iva ka thënë se deputeti pasionant me të cilin ajo ka lidhje është nga PDK.