Telegrafi

Godet çiklistin me veturë dhe vazhdon rrugëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, shokohet opinioni në Bristol

Ky është momenti shokues kur një veturë që lëvizte me shpejtësi të madhe, godet një çikliste rreth të 50-ve dhe e përplasë në tokë e largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Policia ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet momenti i këtij aksidenti që ka ndodhur në Speedwell të Bristolit, transmeton Telegrafi.

Gruaja është përplasur për tokë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Megjithatë pas intervenimit të mjekëve, gjendja e saj u përmirësua dhe pas disa javëve trajtim ajo u lirua nga spitali.

E shoferi i veturës Peugeot 207 CNN, i cili nuk është ndaluar fare ka nxitur reagime të ashpra të qytetarëve që i kanë bërë thirrje autoriteteve ta gjejnë dhe ta nxjerrin para drejtësisë. /Telegrafi/