Site icon Telegrafi

Godasin një femër me veturë në Obiliq

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Obiliq, pasi që me veturë, në rrethana të pa njohura, dyshohet se kanë goditur këmbësoren femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Viktima sipas mjekut kujdestar është pa vetëdije dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima në QKUK-ë është identifikua nga babai i saj.

Me vendim të Prokurorit, vozitësi dhe pasagjeri pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, për procedura të mëtejme. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version