Telegrafi

Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Barcelona, Neymar mbetet jashtë

Suarez, Neymar, Messi (Foto: Goal/Getty)

Portali i njohur Goal.com ka zgjedhur formacionin më të mirë të dekadës te Barcelona, ku nuk mungojnë edhe befasitë.

Me afrimin e vitit 2020, Goal ka vendosur të zgjedhë lojtarët më të mirë që kanë luajtur për katalunasit gjatë 10 viteve të fundit.

Në portë vendin e ka fituar legjenda Victor Valdes, ndërsa në mbrojtje përveç lojtarëve aktual si Gerard Pique e Jordi Alba, gjenden edhe Carles Puyol dhe Dani Alves.

Lexo po ashtu Odegaard kaloi mjeshtërisht Busquetsin para disa muajsh, por spanjolli iu hakmor me një driblim edhe më të bukur të shtunën

Mesfusha përbëhet nga treshja legjendare, ku Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta luajnë përkrah Sergio Busquetsit.

Një nga befasitë më të mëdha gjendet në sulm, pasi përkrah Lionel Messit dhe Suarezit, është vendosur David Villa.

Disa nga lojtarët e rëndësishëm që kanë mbetur jashtë formacionit janë: Neymar, Javier Mascherano, Ivan Rakitic dhe Marc-Andre ter Stegen.

/Telegrafi/