Goal.com ka parashikuar në formacionet e mundshme se si do të luajnë kombëtaret në Kampionatin Europian 2016 në Francë.
Në mesin e kombëtareve, pashmangshmërisht, gjendet edhe Shqipëria. Sipas këtij parashikimi Shqipëria ka gjasa të luaj me formacion 4-5-1.
Berishën në portë, që përpara do të ketë Mavrajn e Canën në qendër, e dyshen Agolli-Hysaj anash. Para mbrojtjes do të luaj Xhaka. Mesfusha do të mbahet nga Abrashi, Basha, Gashi e Lenjani, kurse sulmi do të mbetet në dorë të Cikalleshit, transmeton koha.net.
Në është apo jo kjo përbërje e Shqipërisë në Euro 2016, duhet të presim edhe gjashtë ditë, deri më 11 qershor, kur Shqipëria do t’i matë forcat me Zvicrën.
Zvicra gjithashtu në formacionin e parashikuar ka pesë shqiptarë startues. Do të jenë në mesfushë: Xhemaili, Xhaka e Behrami, kurse në sulm Mehmedi e Shaqiri.