Site icon Telegrafi

Goal.com kritikon ashpër Canën, la në baltë skuadrën

Një ndër ueb faqet më të mëdha sportive në botë, Goal.com, ka kritikuar ashpër kapitenin shqiptar, Lorik Cana.

Shqipëria pati një paraqitje mbresëlënëse në lojën e saj debutuese në Kampionatin Europian “EURO 2016”, por u la përtokë nga konkretizimi i dobët para portës dhe nga një akt budallallëku nga mbrojtësi i tyre më përvojë, Lorik Cana, shkruan Goal.

Kjo ditë u mendua të ishte një ditë e madhe për Shqipërinë. Debutimi i tyre në një turne të madh të futbollit u prit me entuziazëm të madh nga tifozët e tyre, të cilët kanë udhëtuar në numër të madh në Lens’ Stade Bollaert-Deleis, por përderisa entuziazmi mezi u shua, shpresat e tyre për të shkuar tutje në këtë kampionat kanë filluar të pakësohen tashmë, pas humbjes 1-0 nga Zvicrës.

“Ishin dy lojtarët e tyre me më përvojë ata që i lanë në përtokë ekipin atëherë kur kishte rëndësi më se shumti, Lorik Cana, kapiteni i cili është fajtor për humbjen e debutuesve. Mbrojtësi me përvojë ka kaluar një vit të vështirë në Nantes, dhe kalimi i tij në futbollin ndërkombëtar është provuar të jetë i komplikuar”, shkruan Goal.

Ata kritikojnë ndërhyrjen e parë të tij në mesfushë, pasi nuk kishe rrezik serioz, por të mundshëm. Ndërsa kartonin e tij të dytë, Goal e konsideron si logjik.

Exit mobile version