Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) urdhëroi Izraelin të marrë masa për të parandaluar dhe ndëshkuar nxitjen e drejtpërdrejtë të gjenocidit në Gaza.
Në një vendim gjithëpërfshirës, një shumicë e madhe e panelit prej 17 gjyqtarësh të GJND-së votuan për masa urgjente që mbulonin pjesën më të madhe të asaj që kërkoi Afrika e Jugut, me përjashtim të urdhërimit të ndalimit të aksionit ushtarak izraelit në Gaza. Afrika e Jugut i kishte kërkuar gjykatës një armëpushim të menjëhershëm.
Megjithatë, gjykata urdhëroi Izraelin të përmbahej nga çdo akt që mund të binte nën konventën e gjenocidit dhe gjithashtu të sigurojë që trupat të mos kryejnë asnjë akt gjenocidal në Gaza.
Ai urdhëroi gjithashtu një përmirësim të situatës humanitare, raporton bbc.
1. Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocid – vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, shkaktimi i kushteve të krijuara për të shkaktuar shkatërrimin e një grupi, parandalimi i lindjeve;
2. Izraeli duhet të sigurojë që ushtria të mos kryejë akte gjenocidale;
3. Izraeli duhet të parandalojë dhe ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet si nxitje për të kryer gjenocid në Gaza;
4. Izraeli duhet të marrë masa për të siguruar ndihmat humanitare;
5. Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi;
6. Izraeli duhet të paraqesë një raport në gjykatë brenda një muaji nga dhënia e këtij urdhri. /Telegrafi/