Telegrafi

Gnagnon i Sevillës u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes brutale që bëri në talentin e Liverpoolit

Mbrojtësi i Sevillës, Joris Gnagnon, ka kërkuar falje pas kartonit të kuq që mori në fitoren 2-1 ndaj Liverpoolit.

Mbrojtësi 22-vjeçar dukej se e kishte marrë seriozisht përballjen ndaj kampionit të Evropës në ndeshjes miqësore, duke bërë ndërhyrje brutale në talentin Yasser Larouci.

Ndoshta kjo ndërhyrje e tij mund të cilësohet edhe si më brutalja gjatë një përballjeje miqësore, e që është kritikuar shumë.

Gnagnon u përjashtua nga loja në minutën e 76-të, ndërsa talenti i The Reds u largua nga fusha (80’) me miniambulancën.

“Unë do të doja të kërkoj publikisht falje Liverpoolit , familjes së lojtarit dhe mbështetësve. Ishte një akt i tmerrshëm nga ana ime për çfarëdo arsye dhe nuk duhet të jetë pjesë e futbollit. Të gjitha lutjet e mia janë me lojtarin dhe familjen”, ka shkruar ai.

Ky veprim i anëtarit të Sevillës e la të nervozuar jashtë mase James Milnerin që tha se ajo ndërhyrje ishte ajo e turpshme, as më shumë në një miqësore. /Telegrafi/