Telegrafi

Gnabry zgjidhet lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

Serge Gnabry (Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images/Guliver)

Ylli i Bayern Munichut, Serge Gnabry ka fituar çmimin ‘lojtari i javës’ në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munichu mposhti pa shumë vështirësi Lyonin në gjysmëfinale me rezultat 3-0 dhe siguroi një vend në finale.

Golat për ekipin e Hansi Flick u shënuan nga Serge Gnabry (18’, 33’) dhe Robert Lewandowski (88’).

Lexo po ashtu Heroi i Bayernit, Gnabry: Tani jemi në finale, duam trofeun

Paraqitja e mirë e sulmuesit gjerman, Gnabry, nuk ka mbetur pa u vlerësuar nga faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve.

Gnabry është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve pas paraqitjet brilante ndaj Lyonit.

Gjermani në këtë garë e ka mposhtur Angel Di Marian, Neymarin dhe Lewandowskin. /Telegrafi/