Telegrafi

Gnabry pritet të jetë mungesa e madhe e Bayern Munichut ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Bayern Munich, Serge Gnabry mund të humbasë ndeshjen e tyre në udhëtim te Barcelona në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi gjerman ka luajtur një rol kyç për skuadrën e Julian Nagelsmann deri më tani në sezonin 2021/22 me dy gola nga katër paraqitje në Bundesliga deri më tani këtë sezon.

Sidoqoftë, ish-ylli i Arsenalit u detyrua të largohet shkaku i lëndimit në pjesën e parë në fitoren e së shtunës 4-1 në RB Leipzig.

Sipas raporteve të mediumit spanjoll Mundo Deportivo, Gnabry tani përballet me një betejë fitnesi për të qenë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Një përditësim për 26-vjeçarin pritet në 24 orët e ardhshme, por ai ka gjasa reale të mungoj në udhëtimin e Bavarezëve në Camp Nou.

Edhe Barcelona ka shqetësimet e veta për dëmtime përpara ndeshjes, me Jordi Alba që thuhet se nuk është ende i gatshëm dhe Sergino Dest gjithashtu në dyshim. /Telegrafi/