Telegrafi

Gnabry me dedikim për tifozët e Arsenalit pas katër golave ndaj Tottenhamit: Londra është e kuqe

Serge Gnabry (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Serge Gnabry ka folur pas fitores 7-2 të Bayern Munichut në udhëtim te Tottenham Hotspur dhe shkëlqimit të tij në këtë sfidë.

Bayerni ka marr një fitore të madhe në udhëtim te klubi londinez, të cilët kaluan të parët në epërsi pas vetëm tre minutave lojë.

Megjithatë, ekipi i Niko Kovac u rikthye duke mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-1, ndërsa pjesa e dytë ishte nën regjinë e Gnabryt, i cili shënoi katër gola.

Lexo po ashtu Bayern Munich i shënon shtatë gola Tottenhamit – Gnarby realizon ‘poker’ në fitoren spektakolare të bavarezëve

Është pikërisht Gnabry, i cili ka folur pas ndeshjes së madhe të tij dhe fitores ndaj Bayernit.

Gnabry shënoi katër gola (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Është e vështirë ta gjesh fjalë pas fitores 7-2. Askush nga ne nuk do ta imagjinonte këtë”, ka thënë fillimisht Gnabry për Sky Sport Deutschland.

“Të shënosh katër gola është gjithashtu një ndjenjë e mahnitshme. Imagjinoj se të gjithë tifozët e Arsenalit e shijuan atë!”

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Tottenham 2-7 Bayern Munich: Gnabry dhe Lewandowski me notën maksimale

“Natyrisht që është një rezultat i shkëlqyeshëm për ne dhe do të shijojmë mbrëmjen”, përfundoi ylli gjerman.

Sulmuesi anësor gjithashtu shkroi në profilin e tij në Twitter, duke tallur tifozët e Tottenhamit, në përkrahje të atyre të ish-skuadrës, Arsenalit: “Londra Veriore është e kuqe!!!”. /Telegrafi/