Google ka përmirësuar Gmail me veçori dhe shkurtore të reja të Inteligjencës Artificiale (AI).
Google ka shtrirë fushatën “Më ndihmo të shkruaj” në Gmail për ueb, duke i lejuar përdoruesit të krijojnë ose modifikojnë emailet me ndihmën e Gemini AI.
Ashtu si funksionon në pajisjet celulare, përdoruesve do t’u paraqitet opsioni për të përdorur funksionin kur hapin një kuti të zbrazët të kompozimit të postës elektronike në Gmail.
Gmail’s New AI-Powered “Help me write” Feature Expands to Web
🚀Google is rolling out “Help me write” for Gmail on the web, making it easier for users to create, refine, and polish emails using Gemini AI. Now, when starting a new draft, users can access this tool to instantly… pic.twitter.com/gAkbHetEbk
— turnalar (@_turnalar) October 29, 2024
Funksioni “Më ndihmo të shkruaj” i Google është i disponueshëm vetëm për përdoruesit me një abonim në Google One AI Premium ose duke përdorur shtesën Gemini për Workspace.
Përveç krijimit të një emaili, “Më ndihmo të shkruaj” mund të ofrojë gjithashtu sugjerime se si të formosh, zgjerosh ose shkurtosh mesazhin tënd.
Google gradualisht do t’u japë përdoruesve qasje në funksionin “Më ndihmo të shkruaj” në ueb, së bashku me një shkurtore të re për pajisjet celulare.
Një shkurtore e re, e quajtur “Përmirëso draftin tim” është e disponueshme për pajisjet celulare, si një zëvendësim për “Më ndihmo të shkruaj”. Dhe në vend të opsioneve për të formuar, zgjeruar ose shkurtuar mesazhin, ai do ta përpunojë automatikisht mesazhin kur të shtypet shkurtorja “polish”. /Telegrafi/