Teksa fundi i vitit po afrohet, në fokus vijnë humbjet totale për shkak të shkurtesave të gjysmëpërçuesit. Në mënyrë dramatike më mirë se 2021, mungesa e çipeve në 2022 përfaqëson një përmirësim të madh, pjesërisht i kompensuar nga pritjet më të ulëta për kërkesën këtë vit. Një treg i butë i parashikuar vitin e ardhshëm do të sigurojë gjithashtu një pikënisje më të ulët për perspektivën e prodhimit.
Për fat të mirë, kërkesa në rënie për çipa të avancuar pas mbylljes së Covid-19 ka lehtësuar nevojën për gjysmëpërçues në shumë tregje jashtë automobilave. Zhvendosja e një pjese të kapacitetit të prodhimit te çipat e veturave mund të lehtësojë furnizimin e ngushtë dhe mund të shkurtojë pengesat e prodhimit, ndoshta nga mesi ose fundi i vitit të ardhshëm.
Kthimi drejt veturave elektrike kryesisht ka qëndruar mbi ndryshimin e imazhit të prodhuesve kryesorë të veturave se sa tek pastrimi i ambientit. Kompanitë si Volkswagen kanë pasur nevojë për rregullimin e një imazhi të njollosur, dhe shtytja e madhe drejt elektrifikimit tregon se sa e madhe ka qenë nevoja e ndryshimit për aksionarët.Për disa kompani, si General Motors, qëllimi është ndryshimi i mendjes së tregut të aksioneve për t’i parë këta prodhues shekullorë të motorëve me djegie si kompani moderne të teknologjisë, raporton Auto Car, përcjell Telegrafi.
Miliarda euro po jepen në këtë lëvizje për të bërë ndryshimin e shpejt dhe të përballueshëm për tregun. Por General Motors po i përshtat planet e veta me vizionin e vet të rishikuar të këtij pranimi në treg. Drejtoresha ekzekutive Mary Barra, u tha aksionarëve se ka shtyrje tjetër tek veturat elektrike të General Motors. Plani fillestar i tyre kishte synim prodhimin e 400,000 veturave deri në fund të vitit 2023, dhe tani ky qëllim është shtyrë për verën e vitit 2024.
Ngadalësimi i kësaj rritje mund të vërehet menjëherë. Vetën një muaj më parë, ishte planifikuar që deri në fund të këtij viti nga fabrika Spring Hill e GM të dalin në treg 10,000 njësi të “crossover-it” të shumë pritur të Cadillac Lyriq. Plani i rishikuar tani parashikon prodhimin e më pak se 1,500 njësive këtë vit. Një ndryshim i ngjashëm ka goditur edhe GMC Hummer EV.
Parashikimi optimist i General Motors i cili pas rishikimit del se ka pësuar rënie, me gjysmën e më shumë Lyriqs dhe Hummer EV që pritet të prodhohen vitin e ardhshëm, dhe shkurtime të ngjashme me të gjitha automjetet e tjera për tregun e Amerikës së Veriut që janë planifikuar të prodhohen për vitin 2023. /Telegrafi/