Site icon Telegrafi

GM ka filluar prodhimin e Hummer EV SUV

General Motors ka filluar prodhimin e Hummer EV SUV në fabrikën e saj Factory Zero në Michigan, kjo sipas Nicole Schmitza, një zëdhënëse e kompanisë. Detroit Press të hënën raportori se klientët mund të fillojnë të pranojnë porositë e tyre në fund të tremujorit të parë. Kjo lidhet me FAQ-in e GM ku ata deklaruan se SUV-ja në fjalë do të jetë në dispozicion në “fillim të vitit 2023”.

Nuk mund të fajësohet askush që po mendon: “prit, a nuk po i prodhojnë këto modele tash e një kohë”, sepse GM filloi të dorëzojë versionin e kamionçinës të Hummer EV, i cili ka një shtrat pesë metra të gjatë, në dhjetor 2021.

Në tetor 2022, kompania njoftoi se kishte prodhuar 782 automjete gjatë vitit 2022 dhe tha se kishte rreth 90,000 rezervime për versionet e kamionçinës dhe SUV. Verën e kaluar, The Wall Street Journal raportoi se GM prodhonte vetëm rreth 12 Hummer EV në ditë, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Hummerët janë vetura masive; lansimi i kamionçinës zbuloi se vetëm bateria e tij peshonte 1,040 kilogram (2,923 paund) ose pothuajse aq sa një Honda Civic e tërë. Ky fakt u theksua kohët e fundit nga Jennifer Homendy, kryetare e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, gjatë një fjalimi se si automjetet po bëhen më të mëdha dhe më të rënda.

“Jam e shqetësuar për rritjen e rrezikut të lëndimeve të rënda dhe vdekjes për të gjithë përdoruesit e rrugës nga pesha më e rëndë dhe rritja e madhësisë, fuqisë dhe performancës së veturave në rrugët tona, duke përfshirë automjetet elektrike”, tha ajo përpara se të tregonte në mënyrë specifike peshën bruto të veturës Hummer prej më shumë se 4,535 kilogram (10,000 pound).

Ajo përmendi gjithashtu se si veturat e elektrizuara nga Ford, Volvo dhe Toyota ishin dukshëm më të rënda se sa veturat tjera me derivate. /Telegrafi/

Exit mobile version