Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka përmendur gjeneralin dhe ushtrinë në deklaratën pas ndeshjes në barazimin 2-2.
Kosova mori barazim në fund ndaj Zvicrës, në një ndeshje të madhe me plotë emocione.
“Për mua është shumë e rëndësishëm që shënuam dy herë, duke barazuar rezultatin. Problemi është se ne gjithmonë e pësojmë dhe duhet të rikuperojmë. Duhet ta ndryshojmë këtë gjë, sepse e nisim me shumë vështirësi”.
“Loshaj harxhoi shumë energji dhe nuk kishim futbollistë të tjerë për ta zëvendësuar në këtë rol, ndaj futëm Vojvodën, një lojtar që ka shumë përvojë. Është çështje taktike. Nëse të tjerët janë befasuar, unë jo”.
“Unë jam gjenerali, ushtria është ekipi. Unë duhet të vijoj ta drejtoj Kosovës”, deklaroi Gliha. /Telegrafi/