Telegrafi

Gliha e sheh si shumë të vështirë ndeshjen ndaj Zvicrës

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Zvicrën, duke thënë se futbolli luhet nën presion.

Kosova luan të shtunën ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset për Euro 2024.

Gliha ka thënë se nëse dëshiron suksese në këso ndeshjes duhet të punosh nën presion.

“Nëse dëshiron të kesh sukses, duhet të jeni në gjendje të punoni nën presion. Duhet ta përballoni presionin. Nëse dëshironi të gjeni alibi për ndonjë dështim, mund ta merrni presionin si alibi”.

“Mbase ju kujtohet ndeshja në Greqi, unë para lojës kam thënë se kemi ardhur për fitore. Morëm një pikë, por mund të fitonim. Në futboll duhet të niseni gjithmonë për të marrë maksimumin duke u bazuar në mendimet pozitive”, ka thënë Gliha.

Përzegjdhësi u pyet për mundësinë që Albion Rrahmani dhe Meriton Korenca të jenë pjesë e ndeshjes.

“Ata janë të ri, por janë të mirë dhe kjo është e rëndësishme. Duhet ta dimë faktin se përgjegjësia është shumë e madhe për ta në një ndeshje ndaj një kundërshtari të fortë si Zvicra”.

“Të shohim cilat do të jenë vendimet, kemi disa probleme me lëndime. Nuk mund të flasë më shumë. Por, mund të them se do të jetë e vështirë për të gjithë ata që do të luajnë”, deklaroi Gliha. /Telegrafi/