Site icon Telegrafi

Gledis Nano emërohet drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri

Gledis Nano është emëruar drejtori i ri i policisë së shtetit. Nano mbante më parë postin e kreut të Antiterrorit.

Gledis Nano, një nga zyrtarët me mbështetje të madhe ndërkombëtare veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si kreu i Antiterrorit në Policinë e Shtetit ishte i përfshirë në çështjen e riatdhesimit të familjarëve të luftëtarëve shqiptarë të ISIS, të mbetur në Siri.

Pak kohë më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizoi një ceremoni nderimi për Gledis Nanon teksa ambasadorja Yuri Kim i dorëzoi atij dekoratën me vlerësimin për merita të veçanta dhe ndihmën e dhënë për stafin e sigurisë së ambasadës.

Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dha dorëheqjen nga detyra ditën e djeshme. Me anë të një letre drejtuar kreut të qeverisë, Edi Rama, Veliu shprehej se largimi i tij nga posti ishte për arsye personale. Veliu mbajti detyrën e kreut të policisë për rreth 4 vite.

Exit mobile version