Telegrafi

Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Pas betimit të deputetëve, është kërkuar propozimi i kandidatit për kryetar të Kuvendit nga radhët e LVV-së.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha para deputetëve se kandidati për kryetar të Kuvendit nga radhët e tyre është deputeti Glauk Konjufca.

Pas propozimit nga Albin Kurti, drejtuesi i seancës e ka hedhur në votim, ku me 75 vota për, Konjufca u zgjedh kryetar i Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e shtatë.

Lexo po ashtu Fjalimi i parë i Glauk Konjufcës në cilësinë e kryetarit të Kuvendit

Kundër zgjedhjes së Konjufcës votuan 27 deputetë ndërkaq 6 abstenuan. /Telegrafi/