Telegrafi

Glauk Konjufca nënshkruan dorëheqjen nga pozita e Kryeparlamentarit

Seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet ekzekutivi i ri, ka nisur me betimin e deputetëve të cilët nuk ishin prezent në seancën e parë të këtij legjislativi.
Dhe menjëherë, Glauk Konjufca i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit në seancën e 26 dhjetorit, deklaroi se udhëheqjen e seancës ia kalon bashkëpartiakës së tij, nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Seanca nisi me 103 deputetë të pranishëm në sallë.

“E ftoj kandidatin për kryeministër të Kosovës Albin Kurtin që para deputetëve ta paraqet përbërjen e qeverisë për miratim, dhe prej këtij momenti unë si kryetar i Kuvendit ia kaloi fjalën që të udhëheq këtë seancë të Kuvendit, nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci”, tha Konjufca.