Site icon Telegrafi

Gladbachu gjen zëvendësuesin e Xhakës

Skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach, nuk ka vonuar shumë dhe ka zyrtarizuar zëvendësuesin e futbollistit shqiptar, Granit Xhakës.

Është mesfushori gjerman, Christoph Kramer, i cili është rikthyer përsëri tek Gladdbach pas një aventure te skuadra tjetër gjermane, Bayer Leverkusen.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Shuma që ish skuadra e Granit Xhakës ka paguar për ish mesfushorin gjerman është 15 milionë euro.

Ndryshe, Kramer është 25 vjeçar, teksa interesim për të kishte edhe nga skuadra italiane, Napoli. /Telegrafi/

Exit mobile version