Telegrafi

Gjyste Vulaj tregon a ka bërë operacion plastik

Këngëtarja shqiptare, Gjyste Vulaj, ka treguar detaje të reja të karrierës së saj.

Ajo në emisionin 21 Grad të RTV21 ka bërë pohime për trupin e saj seksi.

Si këngëtare që rëndom ka thyer tabutë me veshjet e saj provokative dhe vallëzimet mjaft të nxehta, Gjystja u pyet se nëse ka bërë operacione plastike, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Sa janë të rrezikshme operacionet plastike? Flet doktori i njohur

E pyetur a ka bërë operacione plastike, Gjystja mohoi të gjitha këto pohime.

“Jo, nuk kam bërë operacion plastik”, para se të vazhdojë: “Edhe po të kisha nuk do të tregoja”.

Gjystja po e mposhtë kohën dhe gjithmonë shfaqet ekstravagante. /Telegrafi/