Telegrafi

Gjyste Vulaj rrëmben vëmendje me një fotografi provokuese nga shtrati

Vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e publikut, pavarësisht se tashmë është nënë e dy fëmijëve dhe ka 42 vite.

Fjala është për këngëtaren Gjyste Vulaj, e cila duket në top formë dhe imazhet e saj janë gjithnjë në fokus të mediave rozë.

Duke qenë se është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, artistja shqiptare nuk ngurron të ndajë me fansat imazhe dhe video të llojllojshme, duke mos munguar edhe ato provokuese.

E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, gjersa publikon imazhe atraktive nga pushimet e saj në Turqi.

Në fakt, fjala është për një fotografi kur pozon nga shtrati dhe në plan të parë ka vënë linjat trupore, të cilat janë për t’u pasur zili.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjyste Vulaj

“Mirmëngjes nga Kapadokia”, ka shkruar Vulaj krahas imazhit, ku mori komente të llojllojshme nga fansat e saj.

Vlen të ceket se Gjyste ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj, megjithëse pëlqehet tejet shumë nga publiku për hitet e vjetra, që dëgjohen akoma me shumë nostalgji. /Telegrafi/