Site icon Telegrafi

Gjyste Vulaj mahnit me linjat trupore në imazhet me bikini

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Gjyste Vulaj, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

Mirëpo, 42-vjeçarja vazhdon t’i mbajë aktiv ndjekësit me imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato provokuese.

Zeshkania e dëshmon edhe njëherë se mosha është vetëm një numër për të, derisa shfaq linjat në imazhet e reja. Ajo ka publikuar tri fotografi atraktive në bikini dhe këto forma trupore të saj janë për t’u pasur zili.

Përkundër viteve, artistja Vulaj tregon se kujdeset mjaft shumë për fizikun joshës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjyste Vulaj

Gjithashtu, artistja nga Mali i Zi gëzon një jetë të shëndoshë familjare, e që prej vitesh është e martuar me partnerin e saj, Sokolin dhe kanë dy fëmijë.

E njëjta është mjaft e kërkuar në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme muzikore ane e mbanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version