Tani jemi pranë fundit të Ligës së Kampionëve, me vetëm katër skuadra të mbetura në garë pas raundit të kësaj jave të ndeshjeve të dyta çerekfinale.
Liverpool dhe Manchester City shihen si favoritët e mëdhenj që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve këtë vit.
Dy skuadrat angleze janë kualifikuar tutje së bashku me ato dy spanjolle, Villarreal dhe Real Madrid.
Liverpool dhe Manchester City janë favoritët me shanse të njëjta, nga 42 për qind, me Real Madridin që ka shanse 10 për qind dhe Villarrealin plot 6 për qind.
Liverpolli do të përballet me Villarrealin, ndërsa Man City do të ketë punë me Real Madridin.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 27 prill, ndërsa ato kthyese me 3 maj. /Telegrafi/