Telegrafi

Gjysmëfinalistët e Australian Open, kërkohen dy emra për finalen e madhe

Australian Open është futur në fazën finale, ku kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu caktuar finalja e madhe.

Në gjysmëfinale janë tenistët që janë në shtatë pozitat e para në ATP.

Në çiftin e parë në orën 4:30 të mëngjesit do të përballen Matteo Berrettini dhe Rafael Nadal.

Italiani është i shtati në renditjen ATP, ndërsa spanjolli që kërkon rekordin është i gjashti.

Në gjysmëfinalen tjetër do të takohen Stefanos Tsitsipas dhe Daniil Medvedev.

Greku është në vendin e katërt, ndërsa rusi mban pozitën e dytë në renditjen e ATP.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 9:30 në mëngjes.

Nadal dhe Medvedev shihen si favoritë para ndeshjeve. /Telegrafi/