Site icon Telegrafi

Gjysmëfinalet e para të ‘play-offit’ në konkurrencën e femrave në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Pas përfundimit të stinorit të rregullt, Superliga e hendbollisteve vazhdon me garat shtesë përkatësisht me ‘play-offit’.

Sot (e enjte) në program janë ndeshjet e para të gjysmëfinales së ‘play-offit’. Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim, kalon në finale.

Nga ora 16:00 takohen Vushtrria e Prishtina. Vushtrria ka përfunduar e dyta, ndërsa Prishtina e treta. Por, prishtinaset kanë befasuar Vushtrrinë, duke e mposhtur fundjavën e kaluar në Vushtrri me rezultat 27-26. Pritet ndeshje rivalizuese dhe e fortë deri në fund.

Prej orës 18:00 takohen Istogu e Ferizaj. Istogu ka fituar të gjitha ndeshjet në stinorin e rregullt dhe ‘play-offin’ e nis nga vendi i parë.

Ndërkohë Ferizaj, që është kampion aktual, starton prej vendit të katërt. Këto dy skuadra u takuan fundjavën e kaluar në Ferizaj dhe fitore bindëse, 42-19, shënoi Istogu. Istogu është favorit i madh në këtë gjysmëfinale.

Exit mobile version