Telegrafi

Gjysmëfinale e zjarrtë në FA Cup: Chelsea – Man City, analizë dhe formacionet e mundshme

Chelsea dhe Manchester City do të takohen sot (e shtune) në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup.

Takimi që fillon në ora 18:30, do të luhet në stadiumin prestigjioz “Wembley”, me dy skuadra që do të tentojnë të sigurojnë finalen.

Për këtë takim, Thomas Tuchel nuk do të mund të llogarisë vetëm në Mateo Kovacicin që është i lënduar.

Në anën tjetër, edhe Pep Guardiola do të ketë një mungesë, e i cili është Sergio Aguero, po ashtu për shkak të lëndimit.

Kujtojmë se fituesi i këtij dueli do të luajë në finale me fituesin e duelit tjetër që luhet nesër (e diele) mes Leicesterit dhe Southamptonit.

Formacioni i mundshëm  i Chelseat: Arrizabalaga; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Chilwell; Mount, Pulisic; Havertz

Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Steffen; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Sterling, Foden. /Telegrafi/