Chelsea dhe Manchester City do të takohen sot (e shtune) në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup.
Takimi që fillon në ora 18:30, do të luhet në stadiumin prestigjioz “Wembley”, me dy skuadra që do të tentojnë të sigurojnë finalen.
Për këtë takim, Thomas Tuchel nuk do të mund të llogarisë vetëm në Mateo Kovacicin që është i lënduar.
#FACup semi-final day!
Let’s go, Chelsea! ✊ #CHEMCI pic.twitter.com/UmR8PgMExU
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 17, 2021
Në anën tjetër, edhe Pep Guardiola do të ketë një mungesë, e i cili është Sergio Aguero, po ashtu për shkak të lëndimit.
Kujtojmë se fituesi i këtij dueli do të luajë në finale me fituesin e duelit tjetër që luhet nesër (e diele) mes Leicesterit dhe Southamptonit.
Ready for a blockbuster #FACup Semi Final! ⚽️
C'mon City! 💙
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klUGiM pic.twitter.com/pUqo5sJp8C
— Manchester City (@ManCity) April 17, 2021
Formacioni i mundshëm i Chelseat: Arrizabalaga; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Chilwell; Mount, Pulisic; Havertz
Formacioni i mundshëm i Manchester Cityt: Steffen; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Sterling, Foden. /Telegrafi/