Site icon Telegrafi

Gjysmë i zhveshur në -20 gradë Celcius, kërkon të bëjë patinazh por i thyhet akulli dhe bie në ujë të ftohtë

Temperaturat që ranë nën 0 në Amsterdam ngrinë përsëri, pas tre vitesh, kanalet e tyre. Megjithëse autoritetet i paralajmëruan ata që të përmbahen nga rrëshqitja, burri nuk mund të rezistonte.

Videoja, e cila u bë një ‘hit’ në mediat sociale, tregon këtë burrë që patinon në një kanal të ngrirë të Amsterdamit, i veshur vetëm me brekë të vogla. Në një moment akulli çahet dhe burri bie në ujë të ftohtë.

Vëzhguesit në anën tjetër brohorisin me të madhe. Burri pastaj filloi të notonte në drejtim të sipërfaqes, dhe një nga vëzhguesit i hodhi një litar dhe e ndihmoi të dilte nga uji i ftohtë, transmeton Telegrafi.

Patinazhi në akull është një traditë holandeze, dhe tani temperaturat shumë të ulëta që shkuan deri në -20 ° C në Amsterdam, pas tre vjetësh, kanë ngrirë përsëri kanalet e Amsterdamit.

Kryeministri Mark Rutte paralajmëroi që patinazhi masiv duhet të shmanget për shkak të rrezikut të përhapjes së coronavirusit, por edhe dëmtimeve të shumta që mund të rëndojnë shërbimet e urgjencës.

Dhe megjithëse akulli nuk është mjaft i trashë, ky njeri vendosi të provojë fatin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version