Telegrafi

“Gjysmë shtëpie për gjysmë milioni”, oferta interesante ngjall reagime në internet

Një listë e pasurive të paluajtshme në Kaliforni po tërheq shumë vëmendje për shkak të një objekti të pazakontë: “Gjysmë shtëpi për gjysmë milioni”.

Shtëpia në Monrovia u godit nga një pishë e rënë në maj, duke lënë vetëm gjysmën e shtëpisë në këmbë.

Shtëpia tani është e listuar për shitje për 499,999 dollarë, përcjell Telegrafi.

“Është gjysmë shtëpie për gjysmë milioni”, tha agjenti Kevin Wheeler.

“Kjo është ajo për të cilën të gjithë po reagojnë”, shtoi ai.

Wheeler tha se banorët nuk u lënduan nga shembja, por ata vendosën se shtëpia nuk ia vlente të riparohej.

“Ata menduan se do të ishte më mirë për ta të vazhdonin përpara”, shpjegoi agjenti.

Wheeler tha se skenari më i mundshëm është se pronarët e rinj do ta shembin të gjithën, përveç një muri të vetëm dhe do të ndërtojnë një shtëpi të re prej andej. /Telegrafi/