Site icon Telegrafi

Gjysmë milionë euro gjobë për klubin që largohet nga Kupa e Botës për Klube

Kupa e Botës për Klube me pamje të re tashmë është dëshmuar mjaft kontradiktore saqë FIFA ndihet e detyruar të sigurohet që klubet të mos largohen.

Sipas gazetarit të Sky Sports, Kaveh Solhekol, rregulloret e reja thonë se pjesëmarrësit duhet të nxjerrin skuadrat më të forta në garën që do të zhvillohet verën e ardhshme.

Nëse ndonjë klub tërhiqet nga Kupa e Botës për Klube, ata do të gjobiten me të paktën 500 mijë euro.

Nuk është e qartë se sa e lartë mund të shkojë gjoba, por që është duke u marrë çdo masë që klubet të mos largohen nga gara.

Gara me 32 skuadra nuk është e popullarizuar në mesin e lojtarëve të futbollit që mendojnë se janë mbingarkuar gjatë viteve të fundit.

Madje disa top futbollistë kërcënuan se është e mundur një grevë për të kthyer vëmendjen te mirëqenia e lojtarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version