Varianti i coronavirusit i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar shkaktoi gjysmën e të gjitha infeksioneve të reja të COVID-19 në Holandë deri më 26 janar.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, lajmin e konfirmoi ministri holandez i shëndetësisë Hugo de Jonge.
Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore të vendit deklaruan se varianti më i transmetueshëm ishte përgjegjës për rreth një të tretën e të gjitha rasteve të reja në Holandë.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në gati 1 milion, derisa që nga shpërthimi i pandemisë janë regjistruar 14 mijë viktima si pasojë e COVID-19. /Telegrafi/