Pasditen e sotme gjysma e Shkupit ka mbetur pa energji elektrike.
Gjegjësisht, sipas informacioneve, rrymë nuk ka në Karposh, Qendër, Kisella Vodë, Draçevë, Novo Lisiçe, Aerodrom dhe Zelenikovë.
Për momentin nuk dihen arsyet që kanë çuar në ndërprerjen e energjisë elektrike.
Në rrugë gjithashtu nuk funksionojnë semaforët, si pasojë pritet të ketë komunikacion të vështirësuar./Telegrafi/