Gjatë dhjetëmujorin e parë të vitit 2017, Bashkimi Evropian importoi 624 milionë euro nga vendet jo anëtare të BE-së, ku gjysma e këtyre importeve kanë origjinën nga Kenia me 317 milionë euro, shkruan Telegrafi.
Për këtë periudhë, BE eksportoi trëndafila me vlerë 62 milionë euro për vendet jo anëtare të BE-së dhe importoi dhjetë herë më shumë apo 624 milionë euro nga jashtë saj.
Pjesa tjetër më e madhe e importeve nga vendet jo anëtare të BE ishin nga Etiopia me 126 milionë euro, Ekuadori me 108 milionë euro, pasuar nga Kolumbia me 30 milionë euro dhe Uganda me 23 milionë euro.
70 për qind apo 43 milionë euro të eksporteve në vendet jo-anëtare të BE-së gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2017 vijnë nga Holanda, ndjekur nga Lituania me 7 milionë euro, Gjermania me 5 milionë euro dhe Letonia me më pak se 5 milionë euro.
Kur eksportoheshin në vendet jo anëtare të BE-së, trëndafilat e BE-së u dërguan kryesisht në Rusi me vlerë prej 28 milionë euro ose 45 për qind nga eksportet jashtë BE-së dhe Zvicër me 20 milionë euro.
Holanda gjithashtu ishte importuesi më i madh i trëndafilave jashtë BE-së. Importues të tjerë kryesorë ishin Mbretëria e Bashkuar me 60 milionë euro, Gjermania me 35 milionë euro dhe Spanja me 30 milionë euro. /Telegrafi/