Telegrafi

Gjysma e futbollistëve të Cityt prej qershorit do të mund të largohen falas

Manchester City do të duhet të përvjel mëngët rreth të ardhmes së shtatë futbollistëve.

Futbollistët me moshë mbi 30-vjet u skadon kontrata gjatë qershorit të vitit të ardhshëm.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth manchester Cityt

Fernandinho 31-vjeçar, Yaya Toure 33-vjeçar, Jesus Navas 31-vjeçar, Pablo Zabaleta 31-vjeçar, Gael Clichy 31-vjeçar, Bacary Sagna 33-vjeçar dhe Willy Caballero 35 vjeçar janë të lirë nga 1 qershorit të vitit 2017.

Gjersa për Touren po këmbëngul skuadra italiane e Interit, disa prej futbollistëve mund të kthehen edhe në ekipet ku kanë filluar karrierën prej futbollisti. /Telegrafi/