Telegrafi

Gjyshja thuri një mbulesë që të duket si peshkaqen, por doli të ketë pamje tjetër (Foto)

Në rrjetet sociale është postuar fotografia e një fëmijë të shtrirë, derisa sipër e ka një mbulesë të thurur nga gjyshja.

Kjo e fundit kishte dashur të krijonte diçka që duket si peshkaqen, por fletëza po krijon një pamje që nuk përshtatet shumë për fëmijë, transmeton Telegrafi.

Mbulesa që do duhej të dukej si peshkaqen

Imazhi që i krijuar është pëlqyer shumë nga shikuesit, të cilët e kanë komentuar në forma të ndryshme, duke e konsideruar si një lojë.

“Ajo e dinte çfarë po bënte, është mahitur me qëllim”, si dhe “ka mundur të krijohet pa dashje”, janë dy nga komentet lidhur me këtë rast.

Madje, ka të tillë që kanë kërkuar nga ajo gjyshe që t’ju punojë një mbulesë të ngjashme. /Telegrafi/