Reperi 50 Cent së fundmi performoi në “Resorts World Arena” në Birmingham dhe një gjyshe që kërcente me këngët e tij tërhoqi vëmendjen.
Videoja tregon një grua të moshuar në audiencë duke tundur krahët për këngën “Ayo Technology” të vitit 2007, e cila u shpërnda nga 50 Cent në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Gati 15,000 njerëz shijuan hitet e tij më të mëdha si “In Da Club”, Candy Shop” dhe “Just A Lil Bit”, por një gjyshe në turmë ishte ylli i performancës së tij.
“Deri më tani personi më i mirë në shfaqjen time sonte, ajo vallëzoi me mua. Shfaqja e dytë në Birmingham”, ka shkruar reperi në postimin e tij në Instagram. /Telegrafi/